Kosova zgjedh më të mirët e vitit 2019 dhe në ceremoninë që po zhvillohet në Prishtinë nuk vihej në diskutim fakti që Feronikeli do shpallej ekipi më i mirë. Trajnerët kanë votuar edhe për formacionin më të mirë, ndërkohë që është zgjedhur edhe futbollisti i vitit.
Golashënuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, është vlerësuar si ylli i Ipko Superliga për vitin që po mbyllet. Shtatlarti i sulmuesi u shpall golashënuesi më i mirë (22 gola në 29 ndeshje) dhe i dha një ndihmë të madhe skuadrës nga Drenasi për të fituar titullin dhe Digitalb Kupa e Kosovës. Gjithashtu u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i Kosovës, sulmuesi Vedat Muriqi. Në vit më parë ishte Arbër Zeneli që e fitoi këtë çmim.
FORMACIONI MË I MIRË – Trajnerët e skuadrave të Ipko Superliga kanë bërë përzgjedhjet e formacioneve më të mira dhe asnjë futbollist i transferuar nga Superiorja në futbollin dardan nuk është përfshirë mes “yjeve” të vitit 2019.
Portieri më i mirë është zgjedhur Visar Bekaj, kurse në mbrojtje të preferuarit kanë qenë Armend Thaqi, Përparim Islami, Visar Berisha dhe Arbër Prekazi. Në mesfushë, Albert Dabiqaj, Arb Manaj dhe Mendurim Hoti janë përfshirë në formacionin më të mirë, kurse në sulm Kastriot Rexhën e shoqërojnë Blendi Baftiu dhe Xhevdet Shabani. /abcnews.al

