Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

25 minuta “i ngulur” mbi gozhda, 21 ditë heshtje, hedhje nga 4000 metra lartësi… Amarildo Sterkaj ‘shkund’ studion me sfidat ekstreme

schedule12:17 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 12:17 - 3 Dhjetor, 2025

Në studion e “ABC të Mëngjesit”, sipërmarrësi Amarildo Sterkaj solli një rrëfim që rrallë dëgjohet: 25 minuta qëndrimi mbi gozhda, një provë e jashtëzakonshme dhimbjeje, kontrolli dhe eksperience me kufijtë personalë. Pasi kishte qëndruar në heshtje totale për 7 ditë, Sterkaj provoi sfidën ekstreme, duke përshkruar dhimbjen e fortë në këmbë dhe në gjithë trupin si një betejë që kërkon mbi të gjitha qetësi të brendshme.
“25 minuta mbi gozhda nuk është heroizëm, është kontroll”, tha ai, teksa tregoi se doli përtej synimit fillestar prej 20 minutash, pasi ndjeu se trupi dhe ritmi i zemrës po i balancohej.Edhe pse e kishte provuar mbi 10 herë më parë, nuk kishte guxuar të qëndronte më shumë se 90 sekonda. Këtë herë, sfida ishte më shumë mendore sesa fizike. “Doja t’i jepja një mesazh vetes, por edhe kujtdo që vendos të ndërmarrë hapa të vështirë: kur vendos, gjërat bëhen më të lehta”, theksoi ai.
Pjesë e transformimit të tij është edhe sfida 100-ditore për të rregulluar formën trupore. Në ditën e 78-të, Sterkaj tregon se nuk ka humbur peshë, por ka arritur ta shpërndajë atë në mënyrë harmonike falë palestres dhe ushqimit të kujdesshëm. “Pesha ime është 95 kilogramë dhe nuk kam dashur kurrë të dobësohem më shumë se kaq. Problemi ka qenë se po shëndoshesha në mënyrë jo të shëndetshme për shkak të ushqimit të pakontrolluar.”
Sfida e radhës? Skydiving. Ai pranon publikisht se ka frikë nga lartësitë, ndaj do ta praktikojë në Dubai, ku do të hidhet nga 4000 metra lartësi. Por përveç sfidave personale, sipërmarrësi foli edhe për temën më të nxehtë të momentit: a do të bien çmimet e apartamenteve në Shqipëri? Sipas tij, tregu imobiliar është i qëndrueshëm, ndaj ai sugjeroi që është kohë e mirë për të investuar në blerje, por kryesisht tek ndërtimet në proces. Sterkaj bëri dhe një hartë të vogël e zonave më të mira për investime këto kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!