Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Nuk i duam njerëzit që vijnë nga vendet e treta

schedule11:44 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 11:44 - 1 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pezullimi i të gjitha aplikimeve për azil nga administrata e tij do të mbetet në fuqi për një periudhë të pacaktuar, duke sinjalizuar një linjë edhe më të fortë ndaj imigracionit.

Trump tha se ky vendim “mund të zgjasë shumë”, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara “kanë mjaft probleme tashmë” dhe nuk kanë nevojë për flukse të reja migrantësh. “Ne nuk i duam këta njerëz. Ne kemi mjaft probleme tashmë”, u shpreh ai para gazetarëve.

Kur u pyet për të sqaruar se çfarë nënkuptonte me “këta njerëz”, ai u përgjigj se po i referohej “njerëzve nga vende që nuk janë miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe vendeve që janë jashtë kontrollit”.

Trump shtoi se shumë nga këto vende “janë të botës së tretë, të mbushura me krim dhe nuk po shkojnë mirë”, duke vënë në dukje: “Ne sinqerisht nuk kemi nevojë që njerëzit e tyre të vijnë në vendin tonë dhe të na tregojnë se çfarë të bëjmë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!