Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forca dhe misteret e gruas në antikitet/ Belisa Muka: Shtatë shekuj emancipim përmes statuetave

schedule16:37 - 27 Nëntor, 2025

schedule 16:37 - 27 Nëntor, 2025

Studiuesja dhe arkeologia Belisa Muka sjell shtatë shekuj hulumtim mbi gruan në antikitet nga lindja deri në martesë. Në një intervistë për ‘Pas Mesnatë’, Belisa Muka thekson se shtatë shekuj emancipim mund të lexohen nëpërmjet këtyre figurave, të cilat janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në territorin tonë. Sipas saj, skulpturat pasqyrojnë statusin e gruas që nga lindja deri në martesë, duke treguar një evolucion të vazhdueshëm fizik, shoqëror dhe ritual.

Muka nënvizon se “gjurmët e gishtave vërtetojnë se skulpturat janë realizuar nga gra”, një dëshmi e rëndësishme që rrëzon mitin se gruaja në antikitet kishte vetëm rol brenda shtëpisë. Përkundrazi, ajo ishte pjesë aktive edhe në art, në krijimtari dhe prodhim. Ajo shton se “në territorin tonë ka punishte prodhuese, jo krijuese”, element që tregon për një traditë të hershme të punës kolektive dhe të strukturave të organizuara artizanale.

Këto statueta, sipas Mukës, “na vendosin në të njëjtin zhvillim kulturor me vendet e botës”, duke dëshmuar se komunitetet e lashta në këto troje ishin pjesë e rrjedhave më të gjera të qytetërimit. Ato mbajnë vlerë simbolike për ritualin e jetës, që lidhet me adoleshencën, dashurinë, fejesën dhe martesën, secila me simbolikën e vet personale dhe emocionale. Muka i quan këto skulptura simbol i tranzicionit emocional të vajzave dhe grave, si dhe dëshmi të gjurmëve që ato linin në përditshmërinë e tyre.

Ajo shprehet se është “emocionuese rikthimi pas 100 vitesh në Apolloni, ku gërmoi Léon Rey”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!