ELBASAN– Një 39-vjeçar nga Elbasani është gjetur i pajetë në një përrua. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari Ilia Tahiri ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici dhe pas kërkimeve u bë gjetja e trupit të 39-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


