Të shtëna me armë zjarri në selinë e sigurisë Ruse, tre të vdekur

schedule17:50 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 17:50 - 19 Dhjetor, 2019

Tre persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Moskës, Rusi pranë ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.

Sipas raporteve të pakonfirmuara të RT, një kanal i mbështetur nga Kremlini, një grup me tre personave të armatosur qëlluan me armë automatikë ndërsa u afroheshin oficerëve të sigurimit në hollin e ndërtesës menjëherë pas orës 6 të mëngjesit, me orën lokale. Këto raporte tregojnë se dy prej personave të armatosur u vranë, por njëri prej tyre u largua duke shkëmbyer zjarr me oficerët.

Një zëdhënës i agjencisë së sigurisë konfirmoi se një person i armatosur u vra dhe e përshkroi sulmin si “një veprim terrorizmi”.

Mësohet se një person i armatosur ishte fshehur pas kolonave të ndërtesës menjëherë prapa selisë kryesore duke qëlluar në drejtim të dritareve të saj.

Gjithashtu raportohet se një polic trafiku ishte parë i shtrirë në dysheme. Ndërkohë që në një llogari në median sociale e lidhur me autoritetet ruse, e quajtur 112, raportoi se tre oficerë sigurimi të presidencës u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!