Gjesti i bukur i FSHF, dhurata dhe festë për fëmijët e prekur nga tërmeti

schedule16:13 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 16:13 - 19 Dhjetor, 2019

FSHF ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet festive të fundvitit dhe buxhetet e tyre do të shkojnë për fëmijët e prekur nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit. Federata ka mbledhur sot në Kavajë rreth 50 fëmijë të prekur nga ngjarja e rëndë dhe ka organizuar një festë enkas për ta.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy anëtarë të stafit teknik të kombëtares, Ervin Bulku, i cili mban postin e zëvendës trajnerit dhe Ilir Bozhiqi, trajneri i portierëve. Dhurata të shumta u shpërndanë për fëmijët, teksa Bulku shpjegoi se pse nuk mund të festohet, teksa qytetarët vuajnë akoma.

Për këtë arsye ne sollëm sot dhe do vijojmë të sjellim festë, argëtim dhe gëzim për fëmijët e dashur. Ne jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët dhe do qëndrojmë pranë tyre“, u shpreh numri dy i stolit kuqezi. FSHF gjithashtu ka nisur punën për evidentimin e tre shtëpive të rrënuara dhe më tej rindërtimin e tyre të plotë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!