Italia është gati të kopjojë Spanjën në lidhje me formatin e Superkupës. Juventus dhe Lazios do të përballen të dielën në finalen që luhet në Riad të Arabisë Saudite (17:45), teksa sezonin e ardhshme priten ndryshime.
Liga Italiane e Futbollit po mendon të fusë formatin me 4 skuadra, aty ku do të marrin pjesë fituesit e Kampionatit dhe Kupës, si dhe vendi i dytë në kampionat e finalisti i Kupës sipas raportimeve të Corriere dello Sport.
Skuadra që ngre trofeun përfiton 7.5 milionë euro, ndërsa me formatin e ri pritet të shkojë në 30 milionë euro. Pas aplikimit të kësaj skeme në futbollin iberik, tani pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe në Itali. /abcnews.al