Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca për shpalljen e moskompetencës nga kjo gjykatë dhe kalimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Penale të Tiranës.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme Ndrecës i ka pranuar kërkesën për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme. Ndreca do të përballet i vetëm me një proces të ndërsa 15 zyrtarët e tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Ndreca u mor i pandehur nga SPAK më 25 tetor, nën akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, për sa i përket tenderit të supervizimit për rikonsturksionin e disa komisariateve të policisë, zhvilluar nga Ministria e Brendshme, në kohën kur Ndreca mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie./abcnews.al

