Deputetët e opozitës parlamentare Myslym Murrizi dhe Halit Valteri kanë dërguar propozimin e tyre në Kuvend për të ndryshuar Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.
Deputetët propozojnë që në Shqipëri të aplikohet proporcionali kombëtar me lista të hapura, ku e gjithë Shqipëria do të konsiderohet një zonë zgjedhore.
Në këtë mënyrë, deputetët synojnë që të rrisin shanset që të zgjidhen në Kuvend edhe përfaqësues nga parti të vogla për shkak të influencave lokale, gjë të cilën e minimizon aktualisht proporcionali rajonal që aplikohet tani.

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor është i kërkuar nga të gjithë, përveç Ramës dhe Bashës, që nuk e duan, dhe një grusht butakësh që janë rreth tyre. Edhe shoqëria civile dhe qytetarët kërkojnë që vota të shkojë të qytetari. Ne kërkojmë një sistem me l8ista të hapura që qytetarët të zgjedhon, jo thjesht të votojnë. Nuk kam parë asnjë draft dhe nuk do ta shohë, pa u vendosur dora mbi plagë dhe pa ndryshuar thelbi që ka mahisur këtë krizë artificiale politike që është sistemi zgjedhor. Të tjerat janë detaje teknike që për mua janë të realizueshme brenda dy ore”, tha Murrizi pasi dorëzoi propozimin.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qendrimi i maxhorancës ndaj këtij propozimi pasi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duhen 84 vota. /abcnews.al

