Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Giannis, kosh si Jordan/ Basketbollisti grek i jep Bucks fitoren në sekondën e fundit

schedule13:01 - 4 Nëntor, 2025

schedule 13:01 - 4 Nëntor, 2025

Prej vitesh është një nga basketbollistët më të mirë të NBA, por mjafton një kosh, një gjest teknik dhe një fitore si kjo e fundit për t’u bërë i paharrueshëm. Një vend në këtë “klub” ka siguruar Giannis Antetokounmpo.

Basketbollisti grek shënoi një kosh në sekondën e fundit sipas stilit të Michael Jordan, duke I dhuruar Milëaukee Bucks triumfin në fushën e Indiana me rezultatin 115-117.

Kjo ishte qershia mbi tortë për paraqitjen spektakolare të “Greek Freak” me 33 pikë, 13 ribaunde, 5 asist dhe dy vjedhje topi në 32 minuta lojë.

Giannis Antetokounmpo kishte ndihmën e titullarëve të tjerë të Bucks si AJ Green, Myles Turner apo Kyle Kuzma.

Me këtë sukses, skuadra e Milëaukee ruan serinë pozitive me 5 fitore dhe 2 humbje në këtë nisje të sezonit të rregullt në NBA, duke forcuar gjithashtu pozitat në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes.

Nga ana tjetër, pa yllin e saj Tayris Haliburton të dëmtuar, për Indiana nuk mjaftoi Pascal Siakam. Ky i fundit shënoi 32 pikë, por nuk arriti të evitojë humbjen dramatike të vendasve në sirenën e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!