Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pikturon me të dyja duart dhe këmbët njëherësh/ Aksidenti i nxorri në pah talentin e fshehur artistes nga Kosova

schedule08:48 - 4 Nëntor, 2025

schedule 08:48 - 4 Nëntor, 2025

Selvete Blakqori Kelmendi është një shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Gjermani dhe ka një talent të rrallë, pikturon me të dyja duart dhe këmbët njëherësh.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Kelmendi u shpreh se talentin e zbuloi rastësisht, pas një aksidenti që kishte pësuar.

“Për mua, arti është pasion. Është pjesë e jetës sime. Mendoj që e kam nga nëna ime. Kjo ndodhi rastësisht kur lëndova dorën, ndjeva mungesë për artin. Fëmijët e panë që vizatimi u bë me dorën e majtë. Fillova të pikturoj me të dyja duart. Ishte ide e fëmijëve. Me dorën e majtë kam pikturuar Rihanën. Në fakt unë pikturoj me dorën e djathtë. Unë jam shumë inovative, kreativitetin kam dëshirë ta shpreh në forma të reja. Për mua është diçka shumë e thjeshtë.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!