Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nepal/ Tre alpinistë viktima të një orteku në Himalaja, mes tyre një shtetas francez

schedule18:16 - 3 Nëntor, 2025

schedule 18:16 - 3 Nëntor, 2025

Të paktën tre alpinistë, përfshirë një shtetas francez, kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në Himalaja, në Nepalin verilindor, shkruan BBC.

Incidenti ndodhi pranë kampit bazë të malit Yalung Ri, në distriktin Dolakha.

”Të vrarët ishin pjesë e një grupi prej 12 alpinistësh dhe guidash lokale që u nisën më shumë se një orë para se të binte orteku”, theksoi shefi i policisë së distriktit.

Grupi përfshinte edhe dy italianë, një gjerman dhe një kanadez. Pesë guida nepaleze që u kthyen në kampin bazë u plagosën, por jo në gjendje kritike.

Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.

Zëvendësshefi lokal i policisë Gyan Kumar Mahato tha se një helikopter shpëtimi ishte ulur sot në zonën Na Gaun të Dolakhas.

”Përpjekjet për të gjetur ata që ende mungojnë janë penguar nga moti i keq dhe problemet logjistike”, sipas raportimeve të medias lokale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!