Juristja Brizida Gjikondi thotë se ka nxitim nga PS dhe PD për të kryer reformën zgjedhore.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar.
Ndërsa pedagogia Arsejda Gjyli deklaroi se partitë po luajnë teatër me reformën
Brizida Gjikondi: E ka pasur thjesht për konsum mediatik, por 93 votat e famshme për ndryshimet kushtetuese, bën që të lëpijë atë që ka pështyrë. Reforma zgjedhore dhe territoriale janë show, gjërat janë shumë të thjeshta. Rekomandimet e OSBE ODIHR asnjëherë nuk janë zbatuar. Kam përshtypjen që ata kanë hallin e tyre. Është klasë politike imorale. Ndjej që shqiptarët janë të papërfaqësuar nga kjo klasë politike. Atyre nuk u bën përshtypje fare. Kushtetuta nuk i përgjigjet as realiteti. E kemi ndryshuar kushtetutën 18 herë. Kjo e komisioni zgjedhor, është thjesht sebep.
Arsejda Gjyli: Është raporti i OSBE ODIHR që i kanë vënë në lëvizje. Aktrim dhe akte politike të tilla teatrale kanë qenë gjithmonë. Tani po bëhen evidente. Jemi pranë negociatave me BE, ushtrohet presion edhe nga partnerët. Ky ligji zgjedhor duhet të jetë përfaqësim për popullin. Nuk duhet të ketë të paprekshëm. Edhe Dumani tha se nuk do të ketë të paprekshëm. Vihet re rezistenca e partive të vogla. Kryengritja e tyre tregon se aty ka pazar. Dhe ky pazar nuk i shërben vendit. Duhet të kemi reformë reale në drejtësi, administrative./abcnews.al

