Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi politik bllokon buxhetin e Kosovës/ Afati i fundit për dorëzim në Kuvend, 31 tetor

schedule17:24 - 29 Tetor, 2025

schedule 17:24 - 29 Tetor, 2025

Koha për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës po mbaron.
Qeveria në detyrë, ka afat ligjor deri më 31 tetor për ta dërguar në kuvend propozimin e saj për buxhetin 2026.

Bazuar në Ligjin për ekzekutivin, qeveria në dorëheqje ose ajo në detyrë nuk kanë të drejtë të propozojnë ligje, por ndalesa nuk vlen për buxhetin.

Papërgjeshmëria institucionale nuk ka prekur ndërgjegjen as të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, as të ministrit të financave Hekuran Murati, që e ka për detyrë ta dorëzoj draftin në parlament.

Përgjigje për këtë nuk ka dhënë as ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Bazuar në procedurë, buxheti duhet të kalojë në disa komisione funksionale të Kuvendit, të cilat ende nuk janë formuar.

Alarmi për ta lënë vendin në kolaps ekonomik është rritur pasi Albin Kurti dështoj të dielën të sigurojë vota për qeverinë e re, ndërsa opozita ka kërkuar të shkohet direkt në zgjedhje.

Nga presidenca ka qenë këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, i cili ka deklaruar publikisht se do ti bëjë thirrje partive politike për kompromis në këtë pikë.

“Presidentja Osmani, në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, do ta theksoj rëndësinë e miratimit të buxhetit për vitin 2026, si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin të shtetit”, por ndërkohë presidentja e vendit ndodhet jashtë Kosovës, ashtu si Albin Kurti.

Ndërkohë 21 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar presidentes Osmani nga e cila kanë kërkuar ndërmjetësim mes partive politike për të shmangur krizën buxhetore.

Kuvendi aktual ka edhe mundësinë që të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026.

Në mungesë të miratimit të buxhetit të ri, Komisioni parlamentar për buxhet ka të drejtë të autorizojë shpenzime për tre muajt e parë të vitit konform projeksioneve të buxhetit të vitit të mëparshëm.

Dështimi për formimin e qeverisë së re ka nxitur shqetësime për funksionimin e shtetit në 2026-tën. Mosmiratimi i buxhetit mund të çojë në pezullim të pagesave publike dhe të investimeve kapitale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!