Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Test gjinie në Volejbollin shqiptar/ Pezullohet nga FSHF sportistja e Dinamos, Nayara Ferreira

schedule15:41 - 25 Tetor, 2025

schedule 15:41 - 25 Tetor, 2025

Po flasim për një rast të paprecedentë, të paktën tek ne. Dyshimet për gjininë e sportistëve janë të njohura në botë, në sporte të ndryshme si atletika apo deri tek boksi, veçse është hera e parë që Shqipëria e provon.

Fjala është për volejbollisten e Dinamos, me emrin Najara Ferreira, braziliane më nënshtetësi dhe kombësi, e cila është pezulluar nga Federata Shqiptare e Volejbollit.

Burime pranë Federatës pohojnë se ky pezullim ka ardhur pas ankesës së disa klubeve rivalë, të cilët kërkojnë që Ferreira të bëjë testin e gjinisë. Pra dyshohet nëse është apo jo femër, e pra mund të jetë mashkull.

Pezullimin e konfirmoi klubi i Dinamos i Volejbollit për femra, në një komunikatë të botuar në faqen e saj në rrjetet sociale, duke komentuar se vërtet kjo gjë ka ndodhur, e duke akuzuar Federatën se vendimi është marrë pa asnjë sqarim mbi arsyet konkrete që ta justifikojë ndalimin e saj për të luajtur.

Blutë e kryeqytetit shtojnë se Najara Ferreira është volejbolliste me karrierë 15-vjeçare, e licencuar nga Federata Botërore e këtij sporti, dhe se ka luajtur në shumë shtete, përfshi edhe ata të Bashkimit Europian.

Federata Shqiptare e Volejbollit gjithashtu bëri një deklarim publik këtë të shtunë, por duke shkruar thjesht se “nuk ka asnjë informacion për të ndarë në këtë moment”, se po vepron me kujdes dhe se mbetet e angazhuar për një proces të drejtë e transparent.

Pritet të shihet nëse volejbollistja braziliane e Dinamos, Najara Ferreira do ta bëjë testin e gjinisë, dhe sesi mund të jetë përfundimi i këtij testi.Ajo ka dalë në parket për herë të fundit në ndeshjen e  kampionatit ndaj Vllaznisë në Shkodër në 28 shtator, ndërsa ka munguar në dy sfidat e fundit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!