Maldini nuk është vetëm, Buffon i barazon rekordin fantastik!

schedule18:54 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:54 - 18 Dhjetor, 2019

Seria A rikthehet këtë mesjavë, ku Sampodoria pret në shtëpi kampionët e Juventusit. Të besuarit e trajnerit Sarri do të tentojnë fitoren dhe për të krijuar një distancë nga vendi i dytë që mbahet nga Interi.

Sarri në këtë ndeshje të rëndësishme i ka besuar portën veteranit Gianluiggi Buffon, i cili në mbrëmjen e sotme pritet të arrijë rekordin e Maldinit. Portieri do të arrijë ndeshjen e tij të 647 në Seria A, duke barazuar legjendën e Milanit. /abcnews.al

Formacioni i Sampdorias : Audero; Murillo, Ferrari, Colley, Murru; Depaoli, Thorsby, Jankto, Linetty; Ramirez; Caprari

Formacioni i Juventusit: Buffon; Danilo, Demiral, Bonucci, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!