Lideri i tregut të produkteve për shtëpi, Comodita Home, ka hapur dyqanin 38 në Shqipëri, në Prestige Home Center, në autostradën Tiranë–Durrës, km 12.
Ky dyqan ofron një tjetër mundësi për qytetarët për të blerë produkte të cilësisë së lartë me çmime të papërsëritshme.
Përfaqësues të Comodita Home ndanë detaje rreth dyqanit të ri dhe përkushtimit të kompanisë ndaj klientëve.
Në zhvillim të vazhdueshëm Comodita Home është një nga kompanitë më të njohura të produkteve për shtëpi në rajon.
Me mbi 2,500 punonjës ajo është e pranishme me 31 dyqane në Kosovë, 38 në Shqipëri, 24 në Maqedoninë e Veriut dhe 1 në Belgjikë, duke ofruar kudo të njëjtën cilësi produktesh./abcnews.al

