Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë Plloçës. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Pas përplasjes një prej automjeteve ka marrë flakë.
Drejtuesi i makinës fatmirësisht ka mundur të dalë në kohë nga automjeti. Policia po heton rrethanat e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/

