Këtë të premte më 24 tetor, në Tetarin e Kukullave do të ngjitet “Xhungla që flet”. E ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, regjisorja Najada Elmazi tha se kjo është shfaqja e katërt me fëmijë.
“Është shfaqja e katërt. Duke qenë se pati një interes dhe impakt te publiku. Është një shfaqe me të gjithë elementet e plotë si një shfaqe për të rritur. Është një shfaqe si për të rritur, fëmijët janë të rritur artistikisht. Është një shfaqe që rrjedh në një mënyrë skenike”, Najada Elmazi.
Nga ana tjetër fëmijët u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen në këtë vepër teatrale.
“Ua më ka shijuar si shfaqe edhe në prova. Mësuesja na mëson shumë, por nuk ka lodh”.
Më tej regjisorja Najada Elmazi tregoi dhe fabulën e kësaj vepre, ku fëmijët, njësoj sit ë rriturit reflektojnë për gabimet e tyre të së shkuarës, sjelljen me prindërit dhe gjithçka tjetër. Një reflektim shpirtëror.
“Gjithçka vihet në mënyrë lojërash. Për herë të parë në skenë kemi ritmet në mënyrë të integruar. Është një udhëtim që rritet brenda vetes së tyre. Fëmijët kalojnë një triologji, dhe po mendojmë ta mbyllim me “Xhunga që flet”. Fëmijët dalin të vetëm në skenë dhe përballen me të kaluar. Është një përballje psikologjike me të gabimet e të kaluarës”, shtoi regjisorja.

