Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump për luftën në Ukrainë: “Do ta zgjidhim”, por nuk kam thënë kurrë se Ukraina do të fitojë

schedule21:17 - 20 Tetor, 2025

schedule 21:17 - 20 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës është “lufta e fundit” që i ka mbetur për të ndërmjetësuar. Gjatë një deklarate për mediat, Trump u shpreh optimist për një zgjidhje, por theksoi se “urrejtja personale mes dy liderëve” po e bën procesin të vështirë.

“Është bërë e ndërlikuar sepse të dy liderët e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se gjithçka tjetër,” tha ai, duke iu referuar Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyyt.

I pyetur nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën, Trump u përgjigj: “Nuk mendoj se do ta fitojnë, por mund ta fitojnë. Nuk kam thënë kurrë se do ta fitojnë – kam thënë se mund të ndodhë gjithçka. Lufta është diçka shumë e çuditshme.”



Komentet e Trump vijnë në kontrast me qëndrimin e fundit të presidentit aktual Joe Biden, i cili disa javë më parë në OKB u shpreh se Ukraina mund të rikthejë gjithë territorin e saj një deklaratë që Zelensky e quajti “ndryshim i madh” në politikën amerikane.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!