Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta pro UÇK, pjesëmarrje masive”/ Gajraku: Mijëra shqiptarë të ardhur nga Kosova

schedule20:03 - 19 Tetor, 2025

schedule 20:03 - 19 Tetor, 2025

17 tetor 2025, do të mbahet mend si një ditë historike për kombin shqiptar. Në sheshin Skënderbej, zemrën e kryeqytetit të shqiptarëve, u dëgjuan më tepër zëri i qytetarëve se sa fjalimet e politikanëve në mbështetje të UÇK dhe ish-liderëve të burgosur në Hagë.

Mijëra qytetarë nga gjithë trevat shqiptare, u bashkuan në protestën pro UÇK, ndërsa vetë protesta e cila tejkaloi kapacitetet e një mitingu electoral, mbajti larg edhe protagonizmin politik.

Gazetari Shkodran Gajraku tha për “Newsroom” në ABC News, se mijëra shqiptarë erdhën nga Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut, apo Lugina e Preshevës.

Gajraku shtoi se pritshmëria për këtë protestë ishte shumë e madhe.

“Pritja nga kjo protestë ka qenë shumë e madhe. Të gjithë kanë qenë fokusuar te kjo ngjarja e madhe. Shqiptarët janë unik kur bëhet fjalë për të mbrojtur ish krerët e UÇK, të cilët po përballen me akuza shumë të rënda. Interesi i njerëzve në Kosovë ishte shumë i madh. Në rastin konkret, pritshmëria ishte të kishte dyfish, krahasuar me protestën në Prishtinë, 200 mijë persona. U krijua një lloj perceptimi. Pritshmëria ishte e tillë. Ishte një numër i kënaqshëm, pjesëmarrje masive. Por dilema ishte, nëse shumica ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo Shqipëria. Thuhet se ky reagim nga ardhur se Kurti po sheh tendencë nga zoti Rama për të qenë lider gjithë kombëtar. Kurti nuk dëshiron të bjerë në grackën e zotit Rama, kështu thuhet.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!