Emri i tij qarkullon prej kohësh si një nga lojtarët që mund të largohen në janarin e merkatos nga Juventusi, por nuk do të ndodhë kështu. Flasim për Merih Demiral, mbrojtësin turk të bardhezinjve.
21-vjeçari numëron tre ndeshje aktivizim në kampionat dhe një në Champions League, teksa pëlqehet nga Milani dhe disa klube të Premier League. Gjithsesi, Juventus ka vendosur të bllokojë largimin e mbrojtësit.
Corriere dello Sport raporton se kampionët e Italisë nuk duan të privohen nga Demiral dhe nuk do të pranojnë të nisin asnjë negociatë me klubet që duan të sigurojnë shërbimet e tij. /abcnews.al