Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet 49-vjeçari në Sarandë/ Prezantohej si prokuror për të përfituar shërbime dhe dokumente

schedule14:14 - 9 Tetor, 2025

schedule 14:14 - 9 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceiver”.

Ky shtetas kishte mashtruar disa persona, duke ngritur një strukturë fiktive me disa individë, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ai i angazhonte këta persona me “detyra apo shërbime” të ndryshme dhe madje i përdorte edhe si shoferë personalë.

Këta persona, të mashtruar nga pretendimet e tij, paguanin vetë strehimin, ushqimin dhe karburantin e automjetit, me bindjen se do të kompensoheshin më vonë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme.



Gjithashtu, ky shtetas mashtrointe edhe subjekte private, duke u paraqitur si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe duke pretenduar se do të blinte automjete në emër të këtij institucioni.

Në disa raste, ai prezantohej edhe si prokuror i SPAK, me qëllim për të fituar akses në institucione të ndryshme dhe për të krijuar besueshmëri tek personat që mashtronte.

Vihet në pranga dhe një shtetas që strehonte 49-vjeçarin, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!