Kosova po perballet me “kercenime me drone” nga Serbia. Ky eshte shqetesimi i presidentes se Kosoves Vjosa Osmani, te cilin ja ka percjelle komandantit te ri te misionit paqeruajtes te NATO-s ne Kosove, gjeneralmajorit turk Ozkan Ulutash.
Ne njoftimin e presidences thuhet se ceshtjet e sigurise ishin ne fokus te kesaj bisede te pare me kreun e KFOR, pasi marrjes se stafetes nga kolegu i tij italian Enrico Barduani.
“Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, presidentja theksoj rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet e sigurisë se Kosoves me qëllim parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë” njofton presidenca.
Ceshtje e droneve serb mbi Kosove eshte ngritur edhe me heret nga zyrtarë të vendit te cilet kane thene se në fund të shtatorit se hapësira ajrore e Kosovës ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë.
Por, as ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e as drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nuk dhane detaje rreth këtyre pretendimeve, kur dhe si kane ndodhur keto shkelje të dyshuara me dronë.
Vete Misioni paqeruajtës i NATO-s ne Kosove KFOR ka deklaruar se nuk duan te skepulojne mbi raportimet per fluturimin e droneve te paautorizuar mbi hapesiren e Kosoves.
Nga Beogradi zyrtar ka qene vete Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç qe ka hedhur poshte pretendimet e Osmanit. / abcnews.al /

