“Vendime të pabazuara në prova”, Ilia Ilia: Gjykata duhet të reflektonte

schedule17:55 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 17:55 - 17 Dhjetor, 2019

Pas përfundimit të seancës së masës së sigurisë, avokati i dy prej të pandehurve Ilia Ilia, deklaroi se ky vendim ishte i paracaktuar nga Prokuroria.

“Janë vendime të paracaktuara, nuk janë të bazuara në prova. Gjykata duhet të reflektonte, për disa u caktua masa e shpërdorim detyrës ndërsa për disa të tjerë vrasje me dashje në rrethana të caktuara ndaj dy ose më shumë personave. Prokuroria e ka nisur mbrapsht hetimin e kësaj çështjeje”, deklaroi avokati Ilia Ilia./abcnews.al