Adela Demetja, gruaja e parë që caktohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve, vjen në një rrëfim për herë të parë, pas marrjes së detyrës në studion e ‘Pas Mesnatë’.
Ajo e konsideron një përgjegjësi të madhe detyrën që i është besuar, ndërsa rrëfen vizionin e saj, për transformimin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
“ Një përgjegjësi e madhe, është institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore në Shqipëri, dhe vjen edhe pas një faze ku godina është në rikonstruksion dhe institucioni nuk ka qenë me programin e tij të plotë. Është një rifillim për këtë institucion. Gjithashtu është një kënaqësi të bashkohem me këtë mision të ri për hapjen e Galerisë Kombëtare të Arteve, apo Muzeut të Arteve.
Është hera e parë që drejtuesi i këtij institucioni zgjidhet me anë të një konkursi. Faza e konkursit ka qenë natyrale, gjatë kësaj kohe kam menduar dhe kam patur vizionin tim për Galerinë e Arteve mendoj se kishte ardhur momenti që ta hidhja në letër, duke sjell edhe materialet e tjera që kërkoheshin. Netët pa gjumë, nisën pas marrjes së detyrës. Jam e para grua në këtë pozicion”, shprehet ajo./abcnews.al

