Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paqe” në Juventus Milan/ Kuqezinjtë shpërdorojnë gjithçka, Juventus “falenderon”

schedule12:57 - 6 Tetor, 2025

schedule 12:57 - 6 Tetor, 2025

Natyrisht, asgjë nuk ka përfunduar, përkundrazi.

Në Serinë A janë luajtur vetëm gjashtë javë, e mbeten plot 32 të tjera, ndonëse tifozët dhe mediat gjithnjë jetojnë momentin.

Ky çast nuk ishte aspak i lumtur për Milanin, i cili humbi terren në garën për titull, edhe pse një barazim në fushën e Juventusit nuk mund të cilësohet si negativ.

Gjithsesi, trajneri Masimiliano Alegri pati kritika për lojtarët e tij, sidomos për Rafael Leaon që humbi raste, ndërsa më flagrante ishte shpërdorimi I penalltisë nga ai që cilësohej si më I sigurti, Kristian Pulishiç.

Duelin në Torino, që për statistikat ishte I barabartë, duhej ta kishte fituar Milani që pati rastet dhe ishte më lart, ndërsa për “Zonjën e Vjetër” erdhën vërshëllimat e para.

Gjithsesi, Derbi i Italisë u mbyll pa gola, dhe nga kjo përfituan rivalët.

“Kush arratiset, dhe kush gabon”, titullon “La Gazeta delo Sport”, që vlerëson napolitanët si edhe Romën, ndërsa kritikon Milanin: Hodhi tej tri pikë, Juventusi falenderoi!

“Il Korriere delo Sport” lavdëron trajnerin e Romës, Gasperini, si e papritura e sezonit: Roma dhe Napoli, kreu I ndarë në dysh, Tudor falenderon Pulishiçin!

Ata që provojnë arratinë janë pikërisht Napoli e Roma.

Skuadra e trajnerit Antonio Konte fitoi 2-1 ndaj Xhenoas në stadiumin “Maradona”, duke përmbysur rezultatin, pra me karakter.

Ehator shënoi për ligurët në 33’, por pas pushimit erdhi reagimi i kampionëve.

Anguisa dhe Hojlund realizuan dy herë në një sukses të merituar.

Napoli dhe Roma kanë nga 15 pikë në krye të renditjes së Serisë A, Milani ka 13, ndërsa Interi e Juventusi ndjekin me nga 12 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!