Paketa antishpifje u miratua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga komisioni i Medias, me disa ndryshime sipërfaqësore. Autoriteti i Mediave do të vijë të këtë kompetenca gati gjyqësore, duke vendosur gjoba që do të duhen paguar pa u ankimuar në Gjykatë. Depueteti i PS, Fiel Ylli kërkoi ndryshimin e kësaj pike.
https://youtu.be/LNNYRuvLQ1o
”Nuk duhet të marrim një rast konkret, të flasim për fëmijët apo për diçka tjetër, për këtë arsye se ka një dëm shumë të madh. Unë flas në koncept të ligjit, për mendimin tim është e gabuar që unë pa marrë vendimin e gjykatës duhet të paguajë gjobën, por unë falimentova”, tha ai.
Pjesa tjetër e deputetëve të maxhorancës, edhe pas dy ndërprerjesh të mbledhjes së komisionit, e panë të arsyeshme që të bëhen një rregullim brenda institucionit të AMA. Subjektet e gjobitura nga Këshilli i Ankesave mund të bëjnë ankimim tek Bordi i AMA dhe pas vendim të kësaj të fundit të mund ti drejtohen gjykatave.
“Subjekti i ankuar mund të bëjë ankimim pranë bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes”, tha Milva Ekonomi.
As gjobat nuk u reduktuan sic ka propozuar Zyra për Lirinë e Medias të OSBE. Me ndërhyrjen e deputetit Musa Ulqini u vendos që gjobat më të ulëta të aplikohen për portalet dhe më të lartat për subjektet mediatike më të ardhura më të larta.
“Një televizion dhe një radio të mos kenë të njëjtën gjobë si një portal për të njëjtën shkelje dhe mendoj të zbatojmë teorinë e proporcionalitetit sepse një portal ka 5 vetë të punësuar dhe një televizion kombëtar ka 1000 veta të punësuar, kështu që gjoba të ketë një diferencë”, tha Ulqini.
Draftet e antishpifjes megjithse janë kundështuar fortë prej një viti nga gazetarët dhe përfaqsuesit e mediave do të kalojnë këtë të mërkurë në seancë parlamentare për të marrë kartonin jeshil. Gazetarët kanë paralajmëruar se beteja e tyre nuk do të ndalet edhe pas miratimit të dy ligjeve./abcnews.al