Alban Tahiri, violinist, drejtues i orkestrës së Ansamblit Popullor, ishtë këtë të enjte në studion e Pas Mesnatë. Violina është për të mbreti i të gjithë instrumentave, ndërsa numëron vite të të tëra të jetës së tij më këtë vegël muzikore.
“E kam nisur që në moshën 6 vjecare në Liceun Artistik, pastaj me Akademinë e Arteve, më pas emigrova në Greqi, por kam qenë gjithmonë i tërhequr nga muzika popullore shqiptare e kam patur shumë dëshirë”, thotë ai, ndërsa në studio e ‘shoqëron’ violina mbi 100 vjecare.
Pas kthimit nga Sanremo ka hyrë në Ansamblin e Shtetit, ku sot shënon rreth 19 vite, për të cilin thotë se dikur ka qenë një pasaportë e shtetit shqiptar.
“Shteti shqiptar prezantohej me Ansamblin, dikur. Kur them ka qenë, duhet të themi edhe që i gjithë shteti ka punuar për Ansamblin, tani me kalimin e viteve, interesi ka rënë pak edhe prurjet nuk janë shumë të mëdha. Tani shohin gjëra që i duken më interesante,” vijon më tej ai, ndërsa ndan edhe eksperiencën e tij me Ana Oxa në Sanremo, pjesë të së cilës zgjodhi t’i luajë edhe në studion e Pas Mesnatë.
“Ka qenë një këngë supër e vështirë, mënyra si Ana Oxa e ka kënduar në mënyrë spektakolare. Ajo Sanremo, mbetet pika më kulminante e karrierës time, sepse jam ndjerë në mënyrë të jashtëzakonshme. Më kanë mbetur në mendje fjalët e dirigjentit, që ishte edhe kompozitor i këngës, ishte e gjithë orkestra poshtë në gropë, dhe dirigjenti i kthehet dhe I thotë ‘shikoni do luani pak piano, se solisti është shqiptari lart’, në atë moment ngela, një emocion.. të gjithë cuan kokën sipër për të më parë”, rrëfen ai./abcnews.al

