Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjigandët fitojnë “përgjysmë”/ Champions: “Qeshin” Arsenal, Napoli dhe Dortmund

schedule18:29 - 2 Tetor, 2025

schedule 18:29 - 2 Tetor, 2025

Nuk është se u turpëruan, por nuk u kënaqën të gjithë. Skuadrat gjigande të Europës fituan “përgjysmë” në javën e dytë të Ligës së Kampionëve. Ndër ata që patën zotësi dhe fat ishin Arsenali, Leverkuseni dhe Dortmundi.

Skuadra shumë e mirë angleze, gjysmëfinale sezonin e kaluar, mundi pastër grekët e Olimpiakosit, 2-0 në “Emirejts”. Gabriel Martineli në minutat e para dhe Bukajo Saka në kohën shtesë siguruan tri pikët për të dytën ndeshje radhazi për londinezët, që duhet pranuar e lanë rezultatin të paqartë deri në fund. Napoli e tregoi sërish karakterin e kampiones së Italisë, dhe të trajnerit Antonio Konte.

Fitore në stadiumin “Maradona” ndaj Sportingut të Lisbonës, me shifrat 2-1 e duke mos qenë e lehtë. Hojlund kaloi napolitanët përpara, Luis Suarez me penallti barazoi, por sërish Hojlund siguroi suksesin në 79’. Dortmund ndoshta po mendon të përsërisë atë që bëri dy sezone më parë kur arriti në finale. Fitorja në “Signal Iduna Park” ndaj Atletikut të Bilbaos ishte 4-1.



Ndaj një rivali aspak të thjeshtë për t’u mundur, Borusia triumfoi thellë me gola nga Svenson, Çukvumeka, Girasi dhe Brant, ndërsa baskët shkurtuan përkohësisht në 1-2. Skuadra tjetër gjermane, Leverkusen, nuk është si dy viteve më parë.

“Aspirinat’ u ndalën në barazim 1-1 në shtëpi në derbin ndaj PSV Ajndhovenit nga Holanda, me gola shënuar nga Kofane për vendasit dhe Saibari për miqtë. Mançester Siti shpresonte të linte pas zhgënjimin e vjetshëm, por sërish nuk ia doli. Edhe pse Erling Haland shënoi dy gola, sërish ndeshja në fushën e Monakos përfundoi 2-2.

Skuadra nga Principata barazoi dy herë, herën e fundit në 90’ kur Erik Dajer realizoi me penallti. Po 2-2 rezultati I Juventusit në Spanjë ndaj Vijarrealit.

Në një ndeshje të ashpër, derbi tipik italo-spanjoll, vendasit shënuan të parët me Mikautaxen, “Zonja e Vjetër” përmbysi falë Gatit dhe Konseisaos, por në minutën e fundit Veiga barazoi për “nëndetësen e verdhë”.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!