Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Do mbrojmë Katarin/ Dekret i Presidentit Amerikan, pas sulmit izraelit në Doha

schedule15:31 - 2 Tetor, 2025

schedule 15:31 - 2 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke u zotuar të përdorë të gjitha masat e nevojshme, përfshirë veprime ushtarake, për të mbrojtur Katarin.

Urdhri u publikua në faqen e Shtëpisë së Bardhë, megjithëse mbetet e paqartë se çfarë peshe do të ketë ky premtim. Lëvizja e kreut të shtëpisë së bardhë vjen për të siguruar Katarin pas një sulmi të papritur izraelit që synonte udhëheqësit e Hamasit që ndodheshin në Doha, duke shqyrtuar propozimin e një armëpushimi.

Urdhri citon bashkëpunimin e ngushtë dhe interesin e përbashkët të të dy vendeve, duke u zotuar të garantojë sigurinë dhe integritetin territorial të shtetit të Katarit kundër sulmeve te jashtme.

“Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë çdo sulm të armatosur ndaj territorit, sovranitetit ose infrastrukturës kritike të shtetit të Katarit si një kërcënim për paqen dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhër.

Më tej parashikohen masa diplomatike, ekonomike dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake, për të mbrojtur interesat e dy vendeve dhe për të garanatuar paqen dhe stabilitetin.

Data e nënshkrimit është 29 shtator, pikërisht dita kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Nga zyra ovale, Netanyahu telefonoi kryeministrin e Katarit për t’i shprehur keqardhjen e tij të thellë për sulmin që vrau gjashtë persona, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit.

Ministria e Jashtme e Katarit e përshkroi premtimin e SHBA si një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit të ngushtë të mbrojtjes midis dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!