Komentatorja politike, Brizida Gjikondi deklaroi se kreu i këshilltarëve bashkiakë demokratë, Ilir Alimehmeti nuk ia ka besën Sali Berishës, lidhur me garën për Tiranën.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi i tha Alimehmetit se nuk ta të ardhme në atë parti që ka klane.
Alimehmeti u përgjigj teksa theksoi se PD ka nevojë për ristrukturim.
Brizida Gjikondi: Mendoj që është një pikë e bardhë në një çarçaf të zi. Mendoj se më shumë je i kudjesshëm dhe nuk ua ke besën. Por nuk e besoj se do doje të hidheshe në zjarr për 1 vit e gjysmë mandat. Në atë lloj klani, një personazh si ju nuk ka të ardhme. Për mua, çarçafi i zi është kupola e PD. Për mendimin tim, bën shumë mirë që nuk sakrifikohesh. Aty klanet janë shumë të egra. Gjëja më e mirë, rri një hap mbrapa. Po të ishte i drejtpërdrejt, do ishte i papreferuar për Berishën.
Ilir Alimehmeti: Unë vij nga një mendim politik, ne e dëgjojmë mendimin e njëri-tjetrit. Kemi pasur biseda të ndryshme në vite, unë nuk kam ndryshuar ndryshim. Unë flas për demokracinë, poshtë, lart. Unë kam mendimin që demokracia që funksionon është nga poshtë, lart. Kështu besoj unë. Mbështetja ka rënë apo është shtuar? Secili shihet te detyrat dhe përgjegjësitë që i jepen, te këto shihen dhe gjykohen. Tani njoh strukturën, me të mira dhe të këqijat e saj. Po nuk pate themele të forta, nuk bëhet kjo punë. Parimi përça dhe mendo nuk funksionon./abcnews.al

