Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Kristjan Lulaj ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.


