Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor

schedule10:20 - 26 Shtator, 2025

schedule 10:20 - 26 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi më 25 shtator se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) vetëm edhe për katër ditë, kështu që, ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

SHBA e ka futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, pasi që shumica e pronësisë së saj është ruse.

Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Sanksionet ndaj NIS-it deri më tani janë shtyrë gjashtë herë, dhe hera e fundit ishte deri më 26 shtator.

Autoritetet në Serbi, ndërkohë kanë zhvilluar negociata me palën ruse dhe atë amerikane.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj partnerëve rusë dhe partnerëve amerikanë, dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi korrektë, por njerëzit duhet të dinë se do të duhet të paguajmë një çmim jashtëzakonisht të lartë”, tha Vuçiç gjatë një deklarimi për mediat serbe në Nju Jork, ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!