Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet

schedule11:08 - 25 Shtator, 2025

schedule 11:08 - 25 Shtator, 2025

Më shumë se 80 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të mërkurën, shumica e tyre në Qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësor.

Gra dhe fëmijë ishin në mesin e të paktën 20 personave që vdiqën kur një sulm goditi një ndërtesë dhe tenda që strehonin familjet e zhvendosura në lagjen qendrore Daraj të Qytetit të Gazës gjatë natës.

Ushtria izraelite tha se vrau dy luftëtarë të Hamasit dhe se numri i viktimave nuk përputhej me informacionin e saj, raporton BBC.



Ndërkohë, tanket dhe trupat izraelite vazhduan përparimin e tyre në zemër të qytetit, të cilin Izraeli e quan bastioni i fundit i Hamasit. Ushtria ka thënë se ofensiva tokësore synon të sigurojë lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi dhe të sigurojë “disfatën vendimtare” të grupit të armatosur palestinez.

Qindra mijëra banorë deri më tani kanë ikur nga qendra më e madhe urbane e Gazës, ku përballen me uri ekstreme të konfirmuar muajin e kaluar nga një organ i mbështetur nga OKB-ja. Por qindra mijëra të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në qytet në kushte të tmerrshme humanitare, me shërbimet shëndetësore në kolaps.

Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Ëitkoff, tha se presidenti Donald Trump kishte paraqitur një plan me 21 pika për paqen në Lindjen e Mesme dhe Gazë para një grupi udhëheqësish arabë dhe myslimanë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të martën.

Witkoff nuk dha detaje rreth planit, por tha se ai adresonte shqetësimet izraelite, si dhe shqetësimet e të gjithë fqinjëve në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!