Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apolonia, thesari i pazbuluar/ Fluks vizitorësh vendas dhe të huaj në parkun arkeologjik

schedule16:46 - 21 Shtator, 2025

schedule 16:46 - 21 Shtator, 2025

Apolonia antike në fundjavë, dhjetëra vizitorë të huaj dhe vendas.

Apolonia e Ilirise ose sikurse quhej në antikitet, “Qyteti i Diellit”, kete fundjave shënoi fluks vizitoresh te huaj dhe vendas. Pjesë e guidave turistike apo thjesht udhëtime familjare, kush vjen një herë në Apoloni, kthehet sërish këtu.

Janë shokë me njëri-tjetrin, dhe vijn nga Kalabria, për të vizituar parkun e Apolonisë. Për ta, ky vend ofron pamje përrallore, natyre të qetë dhe ajër të pastër.

“Në Shqipëri është zemra ime. Këtu natyra e pamja është përrallore. Ajër i pastër. Premtoj se do vij sërish.”

Monumentet ikonike të qytetit antik, janë mbresa e parë për këdo që viziton parkun arkeologjik. Apolonia, është një thesar arkoelogjik, ende i pazbuluar plotësisht.

“Unë vij nga Gjermania. Këtu është shumë bukur. Këto rrënoja janë të ruajtura dhe të restaurura shumë mirë.  Janë vetëm 10 % e asaj që ndodhet nëntokë.”

Në këtë park kombetar antikiteti ndërthuret me natyrën e vecante dhe hapësiren mbi fushën e Myzeqesë në kufi me detin Adriatik.

Vizitorët janë të shumtë, të cilët i përkasin grupmoshave e fushave të ndryshme, të apasionuar pas zbulimeve të vendeve të reja.

Parku është i vizitueshëm në çdo periudhë të vitit, por, shifrat kanë treguar rritje nga viti në vit,  kjo për shkak të përmirësimitv të infrastrukturës rrugore, siç është ajo  që lidh ‘by-pass’-in e Fierit me parkun arkeologjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!