Policia ka publikuar momentin e arrestimit të vrasësve të Renis Dobrës.
Dy vëllezërit, Kristi Bushgjoka dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët ishin në kërkim, u vunë në pranga, teksa në komisariat u shoqëruan edhe nga forcat RENEA.
Policia e Dibrës kishte konfirmuar se Dobra u mbyt me litar dhe më pasi trupi i tij u hodh në liqenin e Shkopetit nga 4 autorët e ngjarjes.
Më herët policia ka arrestuar njërin prej dy vëllezërve dhe një tjetër, përkatësisht Fatjon Bushgjokaj, Petrit Çakrri/ abcnews.al


