Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbrojtja, shpresa e Thaçit”/ Haziri: Gjyqi në Hagë ka shkuar përtej çdo afati

schedule17:32 - 17 Shtator, 2025

schedule 17:32 - 17 Shtator, 2025

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri thotë se mbrojtja është shpresa e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në gjyqin në Hagë.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Haziri u shpreh se gjyqi ka kaluar përtej çdo afati dhe shtoi se lufta e UÇK është e pastër.

“James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe. Mbrojtja e Kosovës në këtë rast, po përballet me 400 dëshmitarë që prokuroria i ka pasur deri tani. Këto dhoma të specializuara kanë marrë 5 vite kohë. Shumë gjatë ka kaluar. Një mekanizëm i drejtësisë që ka humbur besimin. Po gjykohet UÇK dhe jo individë të saj. Këto muajt e fundit, mbrojtja dhe dhomat e specializuara të tregojnë pastërtinë e UÇK. Lufta ka qenë e pastë, por nga ana tjetër, unë pres edhe drejtësi.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!