Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Trump përpara vizitës në Mbretërinë e Bashkuar: Mbreti Charles është miku im

schedule18:00 - 16 Shtator, 2025

schedule 18:00 - 16 Shtator, 2025

Donald Trump ka lavdëruar Mbretin Charles dhe Sir Keir Starmer gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se Mbreti Charles është “miku im” dhe se kjo është “hera e parë që dikush nderohet dy herë me një vizitë shtetërore”. Trump shtoi se vizita do të zhvillohet në Kështjellën e Windsor, duke e quajtur atë “më të mirën”, ndonëse nuk dëshironte të bënte krahasime me Pallatin Buckingham.

Në lidhje me marrëveshjen tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, Trump theksoi se qeveria britanike dëshiron të “përmirësojë marrëveshjen”, duke shtuar se ajo që ai ka arritur është një “marrëveshje e shkëlqyer”.



Trump e cilësoi vizitën e tij kryesisht si një mundësi për të takuar Mbreti dhe Mbretëreshën, miq të tij për një kohë të gjatë, edhe para se Charles të bëhej Mbret. Ai e përmbylli duke thënë se Mbreti Charles e përfaqëson vendin mjaft mirë dhe e quajti atë një “gentelmen elegant”.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!