Platforma kineze e shitjeve online “Temu” rezulton aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri. Edhe shqiptarët kanë ndjekur të njëjtën tendencë si pjesa më e madhe e vendeve europiane gjatë vitit 2024, që gjithashtu kanë zgjedhur këtë aplikacion për të bërë blerje të ndryshme.
Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze ka dominuar tregun europian. Kjo për shkak të ofertave dhe çmimeve të ulëta, duke bërë që një numër i lartë përdouesish të tërhiqen për të shpenzuar në këtë platformë.
Deri pak kohë më parë, sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është renditur vazhdimisht si një nga vendet me normën më të ulët të blerjeve online. Por aplikacioni kinez që u bë shumë shpejt popullor në të gjithë botën, ndryshoi edhe konsumatorin shqiptar që duket se tashmë po ndjek tendencën e atij europian. Sipas të dhënave mijëra pako në ditë tërheqin qytetarët shqiptarë dhe asktualisht kjo platform përbën 1/3 e tregut të dërgesave online.
Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri tek artikujt për shtëpinë, me çmime të ulëta.
Në Europë, “Temu” rezulton aplikacioni më i përdorur thuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Italianët kanë zgjedhur një tjetër platform kineze Tik Tok, i cili rezulton më i shkakrkuar. Në Belgjikë “Klarna”, ndësra zvicerianët dhe austriakët janë më të fokusuar tek inteligjenca artificiale, ku ChatGPT rezulton më i përdoruri.
Sipas të dhënave, në 11 vende të Europës “Temu” është aplikacioni më i përdorur dhe në 11 vende të tjera kanë shkarkuar “Chat GPT”, i cili gjithashtu është bërë mjaft popullor, pasi u lancua nga “OpenAI” në vitin 2022.

