Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plakushi” Modriç nderon Milan/ Kroati shënon golin e parë, skuadra kuqezi mundi 1-0 Bologna

schedule13:43 - 15 Shtator, 2025

schedule 13:43 - 15 Shtator, 2025

Disa lojtarë kanë lindur për futbollin. Një prej tyre është Luka Modriç, mesfushori kroat që vetëm pak ditë më parë festoi 40 vjetorin, por që vazhdoj të vrapojë, shënojë dhe të festojë njëlloj si të ishte fëmijë.

Ai realizoi rrjetën e parë me Milan, duke vendosur edhe fitoren e skuaderës kuqezi 1-0 kundër Bologna.

Rezultati është i gënjeshtërt. Për lojën dhe rastet, kuqezinjtë meritonin më shumë, por kishin kundërt edhe fatin, pasi në katër momente ishin shtyllat që i mohuan golin.

Gjithsesi, përpjekjet e skuadrës së drejtuar nga Masimiliano Alegri u shpërblyen në minutën e 61-të.

Modriç finalizoi me një goditje kirurgjikale asistimin e Salemakers, duke ndezur festën në triubunat e San Siro.

Goli i parë për kroatin me ngjyrat kuqezi dhe menjëherë rekord si futbollisti më i vjetër që realizon në kampionatin italian.

Po ashtu, menjëherë vendimtar për fitoren që amplifikon besimin te Milan, që pas sezonit të shkuar të dështuar, është i detyruar që në këtë edicion të luajë vetëm në Serie A./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!