Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh në rrugët e Lezhës, duke vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore. Lëvizja e pushuesve që u kthyen nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar ngarkesa të konsiderueshme në trafik.
Më i rënduar paraqitet trafiku në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë–Milot, si dhe në supersttraden Balldre–Lezhe-Milot, ku radhët e makinave janë shtrirë për disa kilometra.
Për të lehtësuar situatën, patrullat e policisë rrugore janë vendosur në pika strategjike, me synimin të menaxhojnë qarkullimin dhe të shmangin bllokimet e plota në këto akse të ngarkuara./abcnews.al


