Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“10 zemra që rrahin në të njëjtën kohë”/ 10 mami te “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

schedule17:49 - 14 Shtator, 2025

schedule 17:49 - 14 Shtator, 2025

Në një vend ku jeta nis çdo ditë mes duarve të kujdesshme të mamive, sot ndodh një mrekulli. 10 nga mami-t e përkushtuara të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, jo vetëm që janë në vijën e parë të kujdesit për nënat dhe foshnjat, por tashmë mbajnë brenda vetes edhe një jetë të re, një mision i dyfishtë, plot emocion, përgjegjësi dhe dashuri.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, materniteti vlerëson përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, duke theksuar se kjo është më shumë se një detyrë është një dhuratë e rrallë, një simbol i jetës që përsëritet me dashuri, çdo ditë.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.

Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh. Jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve”, shkruhet në postim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!