Nuk dihet se kur do të mësojë të fitojë një ndeshje.
Interi e pati në dorë sfidën ndaj Juventusit, edhe pse po luhej në Torino, veçse jo vetëm që nuk mori tri pikët, por edhe doli nga fusha I mundur.
Në një përballje me përmbysje dhe emocione në stadiumin “Alianc” në Torino, “Zonja e Vjetër” ishte ajo që tha fjalën e fundit dhe konfirmoi se sezoni deri tani është shumë I mirë.
Kelli kaloi vendasit në epërsi, Hakan Çalhanoglu barazoi por Kenan Jildiz mbylli pjesën e parë 2-1 në avantazh të “zebrave”.
Zikaltërit reaguan pas pushimit dhe përmbysën gjithçka, sërish me turkun Çalhanoglu dhe me sulmuesin Markus Turam.
Miqtë luajtën më mirë dhe patën zotërimin e topit 59 për qind, si dhe gjuajtjet në total 18 me 14, veçse nuk ishin aspak të qartë e konkretë.
Kefren Turam barazoi sërish për Juven, duke iu përgjigjur të vëllait, hera e tretë që dy vëllezër shënojnë në një ndeshje të Serisë A pas rasteve Insinje dhe Niers.
Në minutën e parë shtesë, malazezi 19-vjeçar Vasilije Axhiç I dha fitoren rekordmenëve të titujve.
Juventus kryeson Serinë A me 9 pikë të plota, e duket qartë, të paktën deri tani, se është kandidat I fortë për titullin.
Për lombardët kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshje dhe këmbanat e alarmit kanë nisur për trajnerin Kristian Kivu dhe ish-ekipin e Kristian Asllanit./abcnews.al


