Me një bum ndërtimesh që la pas qindra apartamente stok, puna e një arkitekti në Fier u duk jo dhe aq e kërkuar deri 10 vjet më parë. Por me zbatimin e rilindjes urbane, ku u bënë pjesë edhe fasadat e pallateve, qytetarët nisën të restauronin apartamentet e vjetra. Suela Bakiaj, ndër të paktat arkitekte femra në Fier, themeloi studion e saj të projektimit dhe që atëherë, puna nuk është ndalur.
Mes projekteve të saj, Suela veçon rikonstruksionin e apartamenteve të stilit komunist, të cilat i shndërron në hapësira moderne dhe luksoze.
Tendencat apo shijet për atë që quhet dizajn I brendshëm nuk kanë lënë pas traditën. Fierakët duket se e kanë të vështirë të ndahen nga elementë të tillë si salloni për miqtë, portmondoja dhe sëndukët
Një kulturë e re, t’i lësh në dorë ekspertit, dekorimin e shtëpisë, është konsoliduar në Fier. Pavarësisht kërkesave ndonjëherë të parealizueshme, Suela thotë se në çdo rast arrin konsensus me klientin.
Avantazhin e të qënit grua arkitekte, e sheh te zgjidhjet funksionale.
Suela Bakiaj tani është arkitekte e pavarur që kërkohet edhe jashtë shqipërisë. Deri pak kohë më parë ajo ishte pjesë e ekipit projektues në bashkinë e Fierit, ku realizoi dekorin e fasadeve të pallateve si element I rilindjes urbane të Fierit.
Në Fier numri i studiove të arkitekturës po shtohet vitet e fundit. Kërkesa kryesore është ajo për rimodelimin e hapësirave të brendshme dhe ndërtimi i vilave në fshatra./abcnews.al

