Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bie lehtë papunësia/ Në tremujorin e dytë u ul në 8.5 për qind

schedule14:28 - 11 Shtator, 2025

schedule 14:28 - 11 Shtator, 2025

Sektori i turizmit konfirmohen një motor i punësimit në muajt e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën prill –qershor papunësia në vend ka pësuar një ulje të lehtë duke regjistruar nivelin 8.5%. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar.Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.Sipas të dhënave zyrtare rezulton se punësimi Në terma vjetorë është rritur me 6.2% në sektorin e shërbimeve ndjekur nga industria.Në këtë aspekt ka ndikuar fluksi turistik  që ka pritur vendi. Ndërsa një rënie të fortë ka regjistruar punësimi në sektorin bujqësor. Po ashtu edhe niveli i pagave regjistroi rritje dhe Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare në vend arriti 83,906 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, kjo rritje nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjithë sektorët e ekonomisë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikimi, kanë vazhduar të jenë fushat më të paguara, duke reflektuar kërkesën e lartë dhe të vazhdueshme në tregun e punës.

Administrata publike ka vijuar që të mbajë peshën kryesore të rritjes së pagave , e ndjekur nga sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!