Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria e re/ Rama: Sofian Jaupi, ministri i ri i mjedisit

schedule12:57 - 11 Shtator, 2025

schedule 12:57 - 11 Shtator, 2025

Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar në Asamblenë e PS pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryetari i ri i Kuvendit do te jete Niko Peleshi dhe parlamenti do ketë seli të re. kryetar i grupit parlamentar do të jetë Taulant Balla, ndërkohë që në krye të ministrisë së Infrastrukturës do të jetë sërish Belinda Balluku.

“Mirela Kumbaro do të lërë ministrinë e Turizmit, ndërkohë që turizmi në udhëkryq, ndërsa kultura duhet të ecë më shpejt. Shqipëria 2030 duhet tëjetë me tetarin, muzeun dhe galerinë më të bukur. Shqipëria 2030 duhet të formësohet si një oaz tërheqës ku synimi do të jetë të joishim talentet nga vend etë ndryshme. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do t’i bashkohet Sporti, ku do të kemi një reformë. Nën kujdesin e ministrisë së arsimit od të jetë vetëm lëvizja e

Sofian Jaupi do të jetë negociatori i Shqipërisë për ministrinë e mjedisit.”



PROFIL SOFIAN JAUPI

Deri më tani Jaupaj mbajti detyrën si Zëvendësministër  i Turizmit dhe Mjedisit. Ai u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale).

Në 10 vitet e fundit, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit të Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës. / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!