Malaj me tone të ashpra: Injoroj çdo akuzë politike

schedule10:48 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 10:48 - 16 Dhjetor, 2019

Arben Malaj në Komisionin e Ekonimisë ka dhënë sqarimet e tij lidhur me vendimin për ta pezulluar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mes të tjerash Malaj me tone të ashpra u shpreh se injoron çdo akuzë politike të bërë ndaj tij. Malaj iu refuerua këtu akuzave të PS për deklarimete tij në media. Lidhur me këtë Malaj theksoi se ka dhënë vlerësimet tij për çdo ngjarje.

“Akuzat politike ,edhe njëher e theksoj se e drejta e mendimit të lirë, e drejta për të folur si banor i zonës, pas akuza siç ziheni ju në parlament kam dhënë vlerësimet e mia për cdo ngjarje. Nuk kam guxuar të jap mendime në nivel global.  I injoroj akuzat politike, mbetetm te ato profesionale’, tha Malaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!