Autoritetet amerikane po shqyrtojnë masa të pazakonta pak para asamblesë së përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara që fillon më 22 shtator në Nju JorK.
Sipas Associated Press, po qarkullon një propozim që I ndalon iranianët të bëjnë pazare në marketet e mëdha Costco apo Sam’s Club, pa marrë më parë leje nga Departamenti i Shtetit.
Diplomatët iranianë gjithnjë i kanë pasur lëvizjet të kufizuara gjatë mbledhjeve të tilla, por gjatë vizitave në Nju Jork, dyqane të tilla janë të preferuarat e tyre, pasi aty mund të blejnë sasi të mëdha produktesh që nuk janë të disponueshme në vendin e tyre të izoluar ekonomikisht me çmime relativisht të lira dhe t’i dërgojnë në shtëpi.
Nuk është e qartë nëse ose kur do të hynte në fuqi ndalimi i blerjeve i propozuar për Iranin, por në një memorandum thuhej se DASH po shqyrton gjithashtu rregulla që I kushtëzojnë anëtarësimet për të gjithë diplomatët e huaj në markete me shumicë siç janë Costco apo Sam’S Club.
SHBA ka vendosur tashmë kufizime për një sërë diplomatësh. Administrata e Donald Trump tashmë i ka refuzuar vizat ambasadorit palestinez në OKB Mahmoud Abbas dhe delegacionit të tij të madh për të marrë pjesë asamble dhe tani po shqyrton rritjen e kufizimeve për disa delegacione të tjera.
Kufizime të tjera mund të vendosen së shpejti për delegacionet nga Irani, Sudani, Zimbabve dhe, ndoshta, Brazili, i cili ka mbajtur një vend tradicional nderi gjatë takimit të udhëheqësve të nivelit të lartë.
Presidenti i Brazilit është tradicionalisht udhëheqësi i parë botëror që flet para zyrtarëve të mbledhur në ditën e hapjes së seancës. Presidenti i SHBA ështëfolësi i dytë.
Por lideri Brazilian Lula da Silva ka qenë një shënjestër e Trump, i cili kundërshton ndjekjen penale të mikut të tij, ish-Presidentit Jair Bolsonaro, për akuzat për udhëheqjen e një grushti shteti në tentativë. / abcnews.al /


